AKTUALITET, 25 Mars 2019, 18:12

Ekzekutimi i Ravik Gurrës, reagon kolegu i tij: Ne tashmë jemi në dorë të Zotit

Ekzekutimi i Ravik Gurrës, reagon kolegu i tij: Ne tashmë jemi në

Shkëlqim Duka, kolegu i Ravik Gurrës, avokatit që u ekzekutua në mënyrë mafioze përpara pak ditësh në Elbasan,ka bërë një deklaratë duke thënë se institucioni i avokatit ka marrë një tronditje të rëndë dhe se avokatët në tërësi janë në dorën e Zotit.

Me vrasjen e Gurrës sipas tij është goditur avokatura, dhe se ky institucion është një hap prapa.

“Jemi të shokuar nga vrasja e avokatit. Kemi vlerësim maksimal për të ndjerin. Avokatët janë të ekspozuar ndaj krimit, nuk ndjehen të mbrojur. Goditja e avokatit është goditja e institucionit. Institucioni i avokatit tani nuk mund ta ofrojëe shërbimin ndaj klientit sepse ndjehet i rriskuar. Ne tashmë jemi në dorë të Zotit. Vrasja e tij është një mesazh që na drejtohet ne. Mendoni ccfarë mund ti ndodhë një gjyqtari kur merr një vendim. Ne jemi hallka e fundit dhe po kërcënohemi, imagjinoni ccfarë mund të ndodhë me një gjyqtar kur ai merr një vendim”.