AKTUALITET, 25 Mars 2019, 17:45

Shpëtoi nga mbytja vajzën me sindromën "Down", zjarrfikësi hero: Pusi ishte 13 metra i thellë

Shpëtoi nga mbytja vajzën me sindromën "Down",

Një ditë më parë një vajzë, 23 vjeçe ra aksidentalisht në pusin e shtëpisë së saj. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Mustafa Matohiti’ në qytetin e Patosit.

Pas mbërritjes së zjarrfikëses, vajza me sindromë Down, Fabjola Serjani, u shpëtua nga mbytja.

Ajo u dërgua menjëherë në spital për një kontroll të imtësishëm dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Komandanti i zjarrfikëses Kozma Çuko ka treguar sot për “News 24” se si e shpëtoi 23-vjeçaren. “Pusi ku kishte rënë vajza ishte 13 metra i thellë. Zbrita me litrar dhe e nxorra vajzën jashtë. Ishte shumë e vështirë, por e nxora nga pusi”, tha Çuko.