AKTUALITET, 25 Mars 2019, 19:08

Zjarri shkrumbon banesën në Kinostudio, momenti kur 15-vjeçarja shpëtohet me litar (Video)

Zjarri shkrumbon banesën në Kinostudio, momenti kur 15-vjeçarja

Një apartament në katin e tretë në rrugën “Ura”, zonën e Kinostudios në Tiranë ka marrë flakë ditën e sotme. Për pasojë kanë mbetur të asfiksuar banorët që ndodheshin brenda, ndërkohë që një 15-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital.

Adoleshentja u shpëtua nga zjarrëfikëset që mbërritën në vendngjarje pak minuta pas ngjarjes dhe momenti i nxjerrjes së saj nga ballkoni i apartamentit është publikuar nga “JOQ”. Në video shihet që 15-vjeçarja është nxjerrë me anë të një litari dhe zbret nga ballkoni i katit të tretë.

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jetë bërë një pakujdesi e banorëve të apartamentit. Flakët janë neutralizuar, ndërkohë që banesa është shkrumbuar.