AKTUALITET, 7 Korrik 2021, 13:17

A ka ardhur varianti Delta në Shqipëri? ISHP: Nuk kemi sinjale

A ka ardhur varianti Delta në Shqipëri? ISHP: Nuk kemi sinjale


Në vendin tonë, deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me variantin Delta. Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se pavarësisht numrit të testimeve nuk ka ende sinjale për prezencën e këtij varianti të COVID në Shqipëri.

“Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë.

Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në deklaratë