TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri Sali Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion", ku ka komentuar situatën politike në vend dhe mundësinë e një marrëveshje mes PS dhe PD. Berisha u shpreh kategorikisht kundër kësaj marrëveshje.
Ish kryeministri u pyet gjithashtu për raportin e tij me presidentin Meta dhe takimet e zhvilluara mes tyre. Berisha tha se është takuar me presidentin, por nuk ka ndikim tek ai. Ndërsa vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve, e quajti pozitive, për të shmangur vendosjen e monizmit.
"Ju siguroj se takohem me zotin Meta, por që unë të kem ndikuar në vendime, në mënyrë kategorike jo. Më ka thirrur një herë, kur ka thirrur edhe ish presidentët e tjerë. Nuk gjykoj se presidenti ka rakorduar me opozitën. Gjykoj se për presidentin dhe për çdo politikan të përgjegjshëm, kalimi nga pluralizmi në monizëm, përbën një tragjedi të vertetë kombëtare.
Kur Rama nuk po hynte në zgjedhje në 2007, unë mendoja se si ti shtyja dhe një vit zgjedhjet, sepse më ngelej monizmi.
Presidenti luajti rol pozitiv në 2007, mirëpo, nëse presidenti luajti rol pozitiv, qeveria i shkoi presidentit në takime, kurse Edi Rama nuk i shkoi. Meta u përpoq të thërriste palët, ai do thoshte se nuk mund të shkohet kurrë në zgjedhje moniste", u shpreh Berisha.
/TPZ.al/