AKTUALITET, 12 Shtator 2019, 21:28

Akuza e fortë e Berishës: SHISH tjetër raport i dërgon Ramës për drogën, tjetër Metës

Akuza e fortë e Berishës: SHISH tjetër raport i dërgon

I ftuar në “Opinion”, ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se,

Sipas tij, situata ekonomike në vend është drejt rrokullisjes.

“Gjendja ekonomike po shkon drejt rrokullisjes. Kujtoni ndrikull Falimentimin që për të siguruar rrogat e administratës bën agjentin tatimor. Ky është një moment shumë delikat. Shqipëria në raport me KE shihej si një demokraci funksionale. Kurse sot ka thyer çdo standart në çdo fushë. Këtu krimi bën ligjin", deklaroi Berisha.

Më tej, ish kryeministri shtoi se, një marrëveshje në këto momente mes Pozitës dhe Opozitës do të sabontonte çdo potencial për vendosjen e ligjit.

"Një marrëveshje e tillë do të sabotonte çdo potencial për të vendosur ligjin. Po hyre në inkubatorin e infeksionit, infektohesh vetë", deklaroi Sali Berisha.

Ai hodhi një akuzë të fortë edhe ndaj SHISH.

"Shërbimi informativ i çon tjetër raport për drogën kryeministrit, tjetër raport presidentit", u shpreh Berisha.

"Janë me qindra fshatra, nga Konispoli në Tropojë, me parcela masive me kanabis. Presidenti nuk mund të shpikë raporte. Shefi i anti-trafikut në SHISH është ish bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit", akuzoi Berisha.