AKTUALITET, 12 Shtator 2019, 21:06

Kundërshtoi policinë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Kundërshtoi policinë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.2, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Isuf Banga” ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e policisë të cilët do e shoqëronin në Komisariatin e Policisë Nr.2, për të dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje, ku ky shtetas ishte person i dyshuar.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.