AKTUALITET, 12 Shtator 2019, 21:15

Berisha i flet publikisht Bashës: Nëse bën koalicion me Ramën, varroset demokracia, shuhen shpresat e shqiptarëve

Berisha i flet publikisht Bashës: Nëse bën koalicion me


Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka komentuar mundësinë e një koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Berisha tha se kjo do të ishte nje goditje përfundimtare për vendin, do të shuante shpresat e shqiptarëve dhe do të varroste demokracinë, duke u pozicionuar kështu kundër kësaj lëvizje. Dalja e Berishës, duket më shumë si një mesazh publik ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Në në të gjithë vlerësimin tim, një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër, vecse “colpo di grazia”, goditja e mëshirës, për sistemin shqiptar, se nuk mund ta quaj më demokratik. Goditja e mëshirës, për të varrosur atë që deri dje quhej demokraci, por që sot është një narko shtet.

Një koalicion i tillë do të shuante cdo shpresë tek shqiptarët, për të rimarrë rrugën e shtetit ligjor.

Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm, do të ishte iluzioni më i tmerrshëm, duke patur PS-në, partinë e cila krijoi këtë situatë, në mënyrë të paimagjinueshme. Ajo ka vetëm një rrugë, largimin e saj, me vullnetin politik të shqiptarëve.

Kriza e vendit sot, është një krizë lubi. Për fat të keq, me të drejtë apo me të padrejtë, mediat merren me deklaratat politike, por gjendja ekonomike po shkon drejt rrokullisjes”.

Kohët e fundit po shtohen zërat se mund të ketë një marrëveshje mes palëve politike. Kryeministri Sali Berisha, duket se e sheh të nevojshme, t'i flasë publikisht djalit të tij politik, kundër një 17 maji të dytë, i cili mund të rezultonte fatal,  për Partinë Demokratike.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/09/12/berisha-nuk-ndal-thumbat-ndaj-bashes-rama-po-te-genjen-per-here-te-dyte/

https://www.tpz.al/2019/09/12/berisha-zbulon-kulisat-rama-refuzoi-dy-here-marreveshjen-ne-qershor-ja-cfare-duhet-te-beje-opozita/

https://www.tpz.al/2019/09/12/a-eshte-takuar-me-ilir-meten-per-bisedime-sekrete-ja-si-pergjigjet-berisha/