AKTUALITET, 12 Shtator 2019, 21:09

FOTO/ Tifozët kundër pamjes së tribunës së Stadiumit Kombëtar: Si ballkon për fëmijë

FOTO/ Tifozët kundër pamjes së tribunës së Stadiumit

Stadiumi "Arena Kombëtare" duket se është drejt fundit. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video ku duken punëtorët që po shtrojnë tapetin e blertë. Në sfond duken vetëm pak vende ku mungojnë stolat dhe se data kur do të luhet ndeshja e parë është e afërt. Por pavarësisht se punimet po shkojnë drejt fundit, duket se kritikat kanë marrë një tjetër hov për projektin.

Përveç atyre që e konsiderojnë të papranueshme mënyrën si u ndërtua stadiumi të cilit iu bashkëngjit edhe një kullë ka edhe kritika të shumta për tribunën. Siç shihet nga pamjet ajo është mjaft e vogël ndërsa mbi të ka një hapësirë që ende nuk dihet se për çfarë po përdoret. Sipas tifozëve kjo pamje ngjan si një park lojërash për fëmijë sesa me një stadium. Lexoni komentet në videon më poshtë të FSHF-së.