LIFESTYLE, 5 Dhjetor 2017, 14:23

A është e shëndetshme të mbani qen në shtëpi?

A është e shëndetshme të mbani qen në shtëpi?

Qentë me të vërtetë janë miqtë tanë më të mirë, sipas një studimi suedez, ata na zvogëlojnë rreziqet për sëmundjet e zemrës.

Një studim i bërë në 3.4 milionë persona që i përkasin moshave mes 40 dhe 80 vjeç, ka zbuluar se mbajtja e qenit ndikon në zvogëlimin deri në 32 % të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, por dhe nga çdo shkaktar tjetër.

Studimet e hershme gjithashtu kanë thënë se qentë e lirojnë izolimin social dhe depresionin. Madje sipas disa ekspertëve, pronarët e qenve reagojnë më mirë ndaj stresit.

Normalisht, blerja apo adoptimi i një qeni ndërkohë që e lini atë në kolibe dhe hani ushqime të pa shëndetshme nuk do t’jua zvogëlojë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi sugjeron që pronarët e qenve kanë aktivitete më të mëdha fizike sepse e shëtisin qenin, dhe njëkohësisht përpiqen të kujdesen më shumë për ushqimin.