TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Na ka ndodhur të gjithëve, që kur jemi të indinjuar për diçka reagimin e parë e bëjmë në rrjetet sociale.
Mesa duket Rozana Radi është mërzitur nga diçka dhe ka vendosur ta ndajë me ndjekësit.
“Jam mësuar të lexoj mesazhe tallëse të njerëzve dhe i kam kapërdirë.
Kam shikuar padrejtësitë që më janë bërë dhe kam mbyllur njërin sy.
Kam mësuar të dëgjoj ‘fjalët’ e mençura të mendjemëdhenjve dhe të bie dakord me ta”.
“Të gjitha këto nuk m’i ka mësuar shkolla, nuk m’i ka dhënë kush leksion, por m’i ka mësuar jeta.
Dhe ajo që mësoi më shumë jeta është të urrej buzëqeshjen e shtirur.
Jam shumë më e lumtur kur dikush më godet me një shpullë ballë-për-ballë, sesa një thikë pas shpine.
Se di si qëndroni akoma në këtë Facebook dhe nuk fshini vetveten! Do mësohem dhe me këtë!”- përfundon Rozi.
