TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Libri që pritet të dalë së shpejti "Lëreni Trumpin, të jetë Trump", zbulon një anë mjaft interesante të Presidentit Trump. Disa fragmente të librit janë publikuar në Washington Post dhe aty detajohet dieta e Presidentit gjatë fushatës elektorale.
Dieta e Presidentit ishte mjaft e pashëndetshme, me porcione të mëdha dhe më së shumti me produkte të "McDonald's".
Autori i librit zbulon se Presidenti pëlqen hamburgerin e famshëm "Big MAc", filetot e peshkut dhe "milkshake" me çokollatë.
Këto produkte janë rreth 1,900 kalori, thuajse e gjithë sasia që duhet të konsumojë një njeri në ditë, sipas rekomandimeve të mjekëve.
Por Presidentit nuk i pëlqen vetëm McDonald's. Mësohet se ai konsumon rregullisht "KFC', "Pepsi", pizza, patatina dhe biskota "Oreos".
/TPZ.AL/
[gallery ids="31341,31340,31339"]