TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngrënia e një sasie të vogël djathi në ditë, mund të zvogëlojë shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës apo sulmeve të trurit.
Pavarësisht se djathi ka përqindje të lartë të yndyrës, një studim i ri sugjeron se personat, të cilët hanë djathtë rregullisht, mund të jenë më të shëndetshëm.
Hulumtuesit, kanë vlerësuar 15 studime nga Evropa dhe SHBA. Këto studime monitoruan dietat dhe shëndetin e më shumë se 200.000 njerëzve.
Gjatë analizave, ata zbuluan se njerëzit të cilët hanë djathë rregullisht, rreth 40 gr në ditë, kanë 14% më pak rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare dhe shanset e tyre, për të pësuar sulme në zemër, janë 10% më të vogla.
Shkencëtarët besojnë se djathi përmban acide yndyrore të ngopura, të cilat e parandalojnë bllokimin e artereve.