AKTUALITET, 2 Dhjetor 2020, 09:29

Rama: Kolaudimi i mjeteve nga janari i 2021-shit do të kryhet në shtet

Rama: Kolaudimi i mjeteve nga janari i 2021-shit do të kryhet në shtet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ndryshim në lidhje më kontrollin teknik të mjeteve.

Kreu i qeverisë njoftoi se duke nisur nga janari i vitit 2021 kolaudimi i mjeteve do të kryhet nga shteti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në kolaudim.

Në njoftimin e kryeministrit thuhet se tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë do të zgjatet.