TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka thënë se nesër opozita e bashkuar mund të marrë pjesë në Këshillin Politik.
Në një intervistë ne Syri Tv, Kryemadhi është shprehur se vendimi do merret nesër, por ajo është e bindur se do shkojnë në Këshillin Politik për ta dëgjuar për herë të fundit Ramën.
“Besoj se do marrin pjesë, por do jetë një vendim që do e marrinm të gjithë bashkë. Do e dëgjojmë njëherë dhe nesër çfarë ka vendosur, se thotë që i ka ndryshuar në Kushtetutë, por lejohen në Kodin Zgjedhor. Të dëgjojmë dhe nesër edhe pse mendoj se nuk ketë asnjë ndryshim nga qëndrimi i tij”, u shpreh kryetarja e LSI.
Më herët për këtë çështje ka folur dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka njoftuar se nesër do të merret vendimin për vijimin e punës në Këshillin Politik.