TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryediplomati amerikan, Mike Pompeo, tha sot se SHBA-ja do të përpiqen të rivendosë sanksionet e OKB-së mbi Iranin, nëse skadon embargo ndërkombëtare e ārmëve.
“Uashingtoni do të paraqesë, në të ardhmen e afërt, një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të zgjatur embargon për shitjet e ārmëve konvencionale në Teheran, i cili skadon më 18 tetor.
Shpresojmë që ajo të miratohet nga anëtarët e tjerë të përhershëm të Këshillit”, deklaroi Pompeo.
“Nëse nuk miratohet, ne do të marrim masat e nevojshme për të siguruar që kjo embargo e armëve të mos skadojë”, theksoi ai.
SHBA pretendon të detyrojë rikthimin e sanksioneve ekonomike të OKB-së kundër Teheranit, të hequra si pjesë e marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare të Iranit 2015.
Aleatët europianë të Uashingtonit, ndërkohë që treguan gatishmërinë e tyre për të zgjatur embargon e ārmëve, shprehën rezervat e tyre për një taktikë të tillë.