TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2178 testime prej të cilëve 767 kanë rezultuar pozitivë.
Brenda 24 orëve janë raportuar tetë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).
Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 26.888 raste nga 113.738 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 784 viktima.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve deri më sot është gjithsej 16.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.418.