AKTUALITET, 7 Korrik 2020, 13:07

613 kilogram kōkainë në Durrës, shtyhet sërish gjyqi për Arbër Çekajn. Gjobitet avokati Maks Haxhia

613 kilogram kōkainë në Durrës, shtyhet sërish gjyqi


Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kilogram kōkainë në Portin e Durrësit.

Seanca gjyqësore në ngarkim të Çekajt është shtyrë, për shkak se në sallë mungonte avokati i tij Maks Haxhia.

Avokati Haxhia nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për të justifikuar mungesën në seancën e sotme.

Për këtë arsye, togat e zeza e kanë gjobituar Haxhiajn me 500 lekë.

Arbër Çekaj dyshohet si i përfshirë në trafikun e kōkainës, sasi kjo e cila u kap në Maminas në fund të shkurtit të 2018.

Drōga ishte fshehur në kontenierin e bananeve, ku porositës ishte Çekaj.

Nga hetimet e krīmeve të Rënda rezultoi se 40-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria tre javë para se të sekuestrohej kokainës.

Ai u shpall nga Policia e Shtetit në kërkim ndërkombëtar, dhe u prangos më vonë për t’u ekstraduar nga Gjermania.

Për sasinë rekord të kōkainës, u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi i kamionit që transportoi kontenierin ku ishte fshehur drōga nga porti i Durrës drejt Maminasit.

Ndërkohë në pranga përfundoi edhe menaxheri i “Arbri Garden” Donaldo Lushaj. Sipas Policisë së Shtetit, nëse 613 kilogram e kōkainë do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e 180 milionë eurove.