AKTUALITET, 7 Korrik 2020, 11:52

Gjyqtari i Apelit të Durrësit dhe një gjyqtar i Kavajës infektohen me koronavirus, mbyllet gjykata

Gjyqtari i Apelit të Durrësit dhe një gjyqtar i Kavajës


Infektohen me koronavirus dy gjyqtarë, njëri i Apelit të Durrësit dhe një tjetër i Gjykatës së Shkallës së Parë të Kavajës.

Apeli i Durrësit është zhvendosur dhe zhvillon aktivitetin në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë, pasi godina në Durrës u dëmtua nga tërmeti.

Testimet e fundit kanë konfirmuar tre raste me Covid-19 në Gjykatën e shkallës së parë të Kavajës, dy gjyqtarë dhe një personel.

Për pasojë godina është izoluar duke bllokuar kështu punën në dy gjykata, Apelin e Durrësit dhe atë të Shkallës së Parë në Kavajë