AKTUALITET, 7 Korrik 2020, 12:37

Dy rastet me koronavirus në Mirditë, mes tyre një mësuese

Dy rastet me koronavirus në Mirditë, mes tyre një mësuese


Gjatë 24 orëve të fundit dy raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Mirditë.

Abc News raporton se rastet e reja në Mirditë janë një mësuese gjimnazi dhe një djalë i ri.

Paraprakisht dyshohet se mësuesja e ka marrë infeksionin gjatë provimeve të maturës.

Ndërkohë rasti tjetër në fshatin Tarazh nuk dihet se ku e ka marrë koronavirusin.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 3038 qytetarë mes të cilëve 81 kanë humbur jetën dhe vijojnë të jenë aktivë 1213 persona