AKTUALITET, 7 Korrik 2020, 11:03

Koronavirusi, 1 213 raste aktive në Shqipëri, qytetet ku duhet patur shumë kujdes

Koronavirusi, 1 213 raste aktive në Shqipëri, qytetet ku duhet patur


Vijon të jetë e rënduar situata nga koronavirusi. Aktualisht në vendin tonë janë 1213 persona aktivë me Covid-19.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, personat aktivë janë kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Gjatë ditës së sot ISHP njoftoi 74 raste të reja, ndërsa dy pacientë ndërruan jetë tek spitali Infektiv.

Që prej fillimit të qershorit pas heqjes së masave kufizuese numri i raste me infeksione të reja ka qenë i lartë.

Po ashtu, edhe numri i humbjeve në jetë ka qenë më i lartë se në tre muajt e parë të pandemisë në vend.