AKTUALITET, 7 Korrik 2020, 11:38

Rreziku nga koronavirusi, Instituti i Shëndetit Publik apel qytetarëve: Mos e ulni vigjilencën asnjë moment!

Rreziku nga koronavirusi, Instituti i Shëndetit Publik apel


Ndërkohë që numri i rasteve me koronavirus në vend po rritet dita -ditës e bashkë me ta edhe personat që ndërrojnë jetë, specialistët bëjnë apel të fortë për rritje maksimale të kujdesit nga secili prej nesh.

“I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, pasi virusi është mes nesh, por të respektojnë masat e vendosura:

Distancimin fizik, maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance dhe higjienën vetjake dhe kolektive.

Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”- ka apeluar sot dr. Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë deklaratës së përditshme ku informoi për situatën e koronavirusit në vend.

Sipas saj, në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

“Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”- tha Daja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 477

Durrës 221

Shkodër 167

Vlorë 115

Lezhë 63

Fier 49

Korçë 30

Elbasan 25

Kukës 24

Berat 16

Gjirokastër 15

Dibër 11