SPORT, 29 Dhjetor 2017, 15:58

Nga Uanda te Erjona, bukuroshet e futbollistëve në vitin 2017

Nga Uanda te Erjona, bukuroshet e futbollistëve në vitin 2017

Viti 2017 është shoqëruar nga shumë evente të rëndësishme futbollistike, por në botën e sportit ka zhvillime edhe jashtë fushave të blerta. Bukuroshe të njohura, për shkak të lidhjeve që kanë me lojtarët, shpesh herë bëhen protagoniste në rrjetet sociale.

Provokuese, të bukura, dhe të pa rezistueshme, ato janë “sekreti” i suksesit të partnerëve të tyre. Uanda Nara është jo vetëm agjentja e Ikardit, por edhe njeriu që e ndihmon shumë për të qenë në humor të mirë gjithmonë, edhe kur nuk shënon.

Erjona Sulejmani ndërkohë së fundmi është bërë pjesë e një programi në Itali, ndërkohë që ndarja nga Blerim Xhemaili ka bërë jo pak bujë. Melisa Sata nuk mund të qëndrojë larg botës së futbollit, edhe pse i dashuri i saj, Botaneg, tashmë nuk është më ai i dikurshmi.

Federica Nargi vijon të mbetet një ndër femrat më të bukura në vitin 2017. Ajo kujdeset që të jetë gjithmonë në krye të listës së bukurosheve, edhe kur partneri i saj, Matri, has vështirësi për të gjetur një vend në formacion te Sasuolo.

[gallery columns="1" ids="47691,47692,47693,47694,47695,47696,47697,47698,47699,47700"]