TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar se brenda këtij muaji do të mbyllet burgu u Zaharisë ku vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.
Sipas njoftimit të bërë nga Manja, të dënuarit do të transferohen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit.
Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por mendohet se shkaku kryesor mund të jetë gjendja tejet e amortizuar e ambienteve të këtij burgu.
Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si ‘burgu-ferr’.