TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një biznesmen në Tiranë është shpallur i zhdukur prej 13 ditësh nga të afërmit e tij.
Abc News raporton se shtetasi Rruzhdi Hoxha, babai i dy fëmijëve prej thuajse dy javësh nuk ka asnjë kontakt me familjarët e tij. Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga familjarët në komisariatin numër 5 në Tiranë.
Sipas informacioneve ai është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më prej asaj dite.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar deri më tani mikun e tij, i cili dhe personi i fundit që dyshohet se e ka parë biznesmenin.
Ndër të tjera burimet bëjnë me dije se biznesmeni është takuar me mikun e tij dhe ka konsumuar një kafe më pas ai nuk është kthyer më në shtëpi. Deklaratën e tij miku e ka bërë një javë më parë ku ka theksuar se pas kafes nuk ka pas më kontakt me Hoxhën.