SPORT, 4 Nëntor 2021, 15:25

Osimhen një forcë e natyrës, Reja analizon Serie A, italiani nuk guxon të parashikojë

Edy Reja, trajneri i Kombëtares, nuk harrohet kurrë nga mediat italiane, për më tepër sa herë bëhet fjalë për Napolin, qytet ky tifozët e shohin si idhull.

Në një intervistë për Radio Kiss Kiss Napoli, tekniku italian u ndal tek forma që po kalon ekipi i Spallettit dhe gara për titull në Serie A: “Sa herë vijë në Napoli marr gjithnjë shumë ngrohtësi dhe respekt, kjo më bën të ndihem mirë.

Nuk dua të nxitohem të flas për titull. Nga këtu e deri në janar, Napoli do të përballet me Milan, Inter, Atalanta dhe Lazio, janë skuadra të mëdha, më mirë të pres fundin e fazës për të dhënë një gjykim më të saktë.

Më duhet të them, se Napoli është skuadra që më ka bindur më shumë.

Napoli ka një lojtar të jashtëzakonshëm, një forcë të natyrës. Osimhen është fantastik. Nëse i le pak hapësirë ai të vret, është më të vërtetë shumë i fortë”, u shpreh ndër të tjera Edy Reja.