TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paulo Dybala ishte njeriu i ndeshjes përballë Zentit, goli i tij i parë kishte shije të veçantë pasi ishte i 105 me fanellën e bardhezi, duke kaluar në këtë mënyrë një legjendë si Platini.
Mënyra e festimit ishte e gjetur, i shtrirë, me dorë në kokë, sikur të ishte duke parë TV, një festim që shkon në nder të Platinisë pasi në këtë mënyrë francezi festoi gjatë finales së Kupës Internacionale në 1985, një foto që ka bërë historinë.
Dybala jo vetëm që e kaloi Platini por kapi kuotën e 106 golave.
“Festimi ishte sigurisht në nder të Platini, ai është idhulli im, është idhull për futboll për atë që ka bërë në fushë dhe mbi të gjitha për atë që ka bërë me Juven.
Dëshiroja ta bëja diçka të tillë gjatë ndeshjes kundër Inter por nuk ishte momenti i duhur, shpresoj që ai ta ketë parë”, u shpreh Dybala në përfundim të ndeshjes.