SPORT, 4 Nëntor 2021, 16:43

Lojtarët e Anglisë që do të mungojnë në ndeshjen me Shqipërinë në “Wembley”

Lojtarët e Anglisë që do të mungojnë në ndeshjen

Anësori Jadon Sancho, mbrojtësi Kieran Trippier dhe mesfushori Jesse Lingard nuk do të jenë në listën e lojtarëve të Anglisë të grumbulluar nga trajneri Gareth Southgate, për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022”, ato kundër Shqipërisë (12 nëntor, Londër) dhe San Marinos (15 nëntor, Serravalle).

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike “Indepedent”.

Për “Tre Luanët” do të rikthehen sulmuesi Marcus Rashford dhe mesfushori Jude Bellingham, të cilët mungua në ndeshjet ndërkombëtare të tetorit ato kundër Andorrës (të fituar 5-0) dhe Hungarisë (1-1)

Gjithashtu, sipas mediave do të mungojë edhe mbrojtësi Fikayo Tomori, si dhe në skuadrën angleze nuk ka vend për sulmuesin Mason Greenwood.

Skuadra angleze kundër Shqipërisë: Johnstone, Pickford, Ramsdale, Alexander-Arnold, Chilwell, Coady, James, Maguire, Mings, Shaw, Stones, Walker, Bellingham, Henderson, Mount, Phillips, Rice, Ward-Prowse, Abraham, Foden, Grealish, Kane, Rashford, Saka, Sterling.

Anglia fitoi 2-0 në përballjen e parë më Shqipërinë, takim i luajtur në “Air Albania” (më 28 mars 2021). Kuqezinjtë i kanë humbur të pesë ndeshjet e luajtura deri tani kundër anglezëve (tre në Shqipëri dhe dy në Angli)

Aktualisht, skuadra angleze kryeson grupin I me 20 pikë, e ndjekur nga Polonia (17) dhe Shqipëria (15).

Me Anglinë, të sigurt në kualifikimin direkt në finalet e Botërorit, për vendin e dytë që të çon në “play off”, sfida është midis Polonisë dhe Shqipërisë.