BALLKAN, 3 Nëntor 2021, 19:06

Maqedonia e Veriut/ Opozita kërkon zgjedhje, Zaevi hesht

Maqedonia e Veriut/ Opozita kërkon zgjedhje, Zaevi hesht

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, e cila fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën doli me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kjo parti, para, por edhe pa, fitores në zgjedhjet lokale, synonte rrëzimin e qeverisë përmes krijimit të një shumice të re parlamentare. Por, lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një paraqitje para mediave, tha se një shumicë e re nuk do të reflektonte fitoren e thellë në zgjedhje, andaj edhe kërkon përballje të re në zgjedhje, sipas tij, për të delegjitimuar garniturën aktuale edhe në pushtetin qendror.

Larg mediave, Zaev ka pasur takime me partnerët e koalicionit qeveritar, të cilët i kanë dhënë mbështetje në drejtimin e qeverisë.

“Jemi para sfidave, por edhe mundësive të shumta, qofshin ato të krizës së pandemisë apo krizës energjetike, si dhe mundësisë që na ofrohet për nisjen e bisedimeve në dhjetor. Kjo mendoj se i imponon vendit një parashikueshmëri, veçanërisht tani në muajt në vijim. Mendojmë se këto janë argumente se pse deklarata e kryeministrit ishte e ngutshme dhe duhet të reflektojë pasi në pyetje janë interesa më të mëdha të shtetit që i tejkalojnë edhe emocionet individuale”, deklaroi zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani.

Lëvizja Besa, e cila po ashtu është pjesë e qeverisë, kërkon që vendimet për dorëheqjen e kryeministrit duhet të merren në konsultim me partitë e koalicionit, por edhe me faktorin ndërkombëtar.

“Zgjedhjet lokale ishin një indikator i fuqishëm për të marrë vendime të momentit dhe për të reflektuar për atë që ka ndodhur. Por, unë konsideroj se vendimet përfundimtare duhet të merren nga ana e kryeministrit – fillimisht me partinë e tij, pastaj në konsultim me partnerët e koalicionit dhe përfundimisht me faktorin ndërkombëtar. Maqedonia e Veriut nuk është një ishull i vetmuar që mund të vendosë për konsultim pa artnerët tanë ndërkombëtarë për vendimin që marrim”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur në qershor të vitit 2020. LSDM-ja kishte fituar 46 mandate apo dy më shumë se VMRO DPMNE-ja që mori 44 mandate. Zaevi e formoi qeverinë me BDI-në që kishte fituara 15 deputetë dhe deputetin e vetëm të PDSH-së, duke siguruar kështu 62 vota nga parlamenti prej 120 deputetësh. /REL/