AKTUALITET, 1 Nëntor 2021, 13:56

“Hey Edi, si gjithmonë shumë elegant”/ Johnson batuta me Ramën në Konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike(video)

“Hey Edi, si gjithmonë shumë elegant”/ Johnson batuta me

Kryeministri Edi Rama, po merr pjesë në konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike, e cila po mbahet në Glasgow të Skocisë.

Ai është takuar me mikpritësin, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në videon e postuar nga Edi Rama, dëgjohet Johnson, që e përshëndet kryeministrin dhe i thotë “Hej Edi, si gjithmonë mjaft elegant”.

Më poshtë video nga takimi përshëndetës.