AKTUALITET, 1 Nëntor 2021, 13:20

Berisha vijon me ‘Foltoren’, ja kur dhe ku do të mbahet takimi me demokratët

Berisha vijon me ‘Foltoren’, ja kur dhe ku do të mbahet takimi

Ish-kryeministri Sali Berisha do të rikthejë foltoren e tij sërish në Tiranë, qytet edhe ku nisi turi i tij i takimeve.

Berisha do të takojë nesër qytetarët e Kamzës, në pallatin e Kulturës së këtij qyteti.

Ish-kryeministri po kërkon që të mbledhë në 11 Dhjetor Kuvendin Kombëtar, në të cilin synon që të kalojë për votim shkarkimin e Lulzim Bashës.

Neser diten e marte me daten 2 nentor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te Bashkise se Kamzes do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Kamzes dhe Paskuqanit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb