SPORT, 30 Tetor 2021, 17:38

Bayern Munchen vijon me goleadat në Bundesligë, Lewandowski shënon dygolësh

Bayern Munchen vijon me goleadat në Bundesligë, Lewandowski

Bayern Munchen është rikthyer te fitorja pas humbjes poshtëruese në mesjavë në Kupën e Gjermanisë. Në javën e 10-të të Bundesligës, kampionët fituan 2-5 në transfertë me Union Berlin.

Serinë e golave e hapi Robert Lewandowski në minutën e 15-të, teksa shënoi saktë me penallti. Pa kaluar as tetë minuta, sulmuesi polak shënon edhe golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin. 12 gola në 10 javë, asnjë si Lewa në 5 ligat kryesore.

Sane në minutën e 3-të coi shifrat në 0-3. Megjithatë, vendasit shënuan në 43’ dhe rihapën deri diku takimin. Por në të dytën, në 61’, vjen goli i Coman për 1-4. Berlinezët ngushtojnë edhe njëherë tjetër, por Muller do të vuloste në fund për 2-5. Bayern mban kreun.

Fitoi edhe Dortmund, që mposhtë në shtëpi 2-0 Koln. Surpriza e javës ishte humbja 0-2 e Bayer Leverkusen në shtëpi kundër Wolfsburg. Mainz fitoi në transfertë 1-2 me Arminia Bielefeld, ndërsa Freiburg mposhti 3-1 Greuther Furth.