TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arturo Vidal ka blerë një makinë të re. Të paktën kështu mund të konkludohet nga fotot dhe mesazhet e fundit, të publikuara nga lojtari i Interit në Instagram.
Megjithatë, përshtypje bën fakti se nuk është një nga makinat e zakonshme luksoze, e stërmadhe dhe e personalizuar, që dikush pret të shohë në garazhin e një futbollisti të nivelit të lartë.
Është krejt e kundërta, sikurse duket edhe në fotot e shpërndara në rrjetet sociale.
Vidal duket se ka blerë një “breshkë”, sikurse njihet në Itali kjo lloj makine; një Panda me ngjyrë të gjelbër, makinë e markës italiane.