TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skuadra e Interit synon të vazhdojë rrugën e fitoreve në kampionat, ku këtë të dielë do të luajnë kundër Udineses.
Ish mesfushori legjendar i zikaltërve, Lotar Mateus në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka folur për trajnerin Simone Inzagi por dhe për disa nga yjet e ekipit.
“Ai numër është në duar të sigurta. Lautaro mund të luajë për shumë vite këtu dhe në nivele të larta. Të dy kemi mbajtur numrin 10, por kemi luajtur në pozicione të ndryshme. Me Lukakun ishte një dyshe e frikshme”.
“E pëlqej shumë Barelën. Ka mentalitet dhe kualitet ndryshe nga të tjerët. Jam i lumtur që luan për Interin, por ai është i aftë të luajë për klubet më të forta në botë”, u shpreh gjermani.
“Konte ishte si Trapatoni, krijonte një lidhje të veçantë me ekipin. Inzagi ka bërë një punë të mirë deri tani, por Konte kishte më shumë eksperiencë dhe një personalitet ndryshe”.
Lotar Mateus luajti për katër sezone për zikaltërit, ku shënoi 53 gola në 153 ndeshje. Gjithashtu ai fitoi dhe Topin e Artë në vitin 1990.