SPORT, 29 Tetor 2021, 23:50

Tjetër sukses i Alban Beqirit në Botëror, boksieri shqiptar gati të shkruajë historinë në Beograd

Tjetër sukses i Alban Beqirit në Botëror, boksieri shqiptar gati

Boksieri Alban Beqiri po nderon Shqipërinë në Kampionatin Botëror të të rriturve që po mbahet në Beograd.

Pasi shënoi fitore ndaj Manian nga Kenia në raundin e parë, Beqiri ka marrë një tjetër triumf duke mundur rivalin lituanez Banis.

Një duel i dominuar totalisht nga shqiptari që në fund kishte 5 gjyqtarët në krahun e tij. Tani, Beqiri do të duhet të presë fituesin e çiftit Bekford të Panamasë me Shiuan të Taipeit për të mësuar kundërshtarin e tij në fazën e 1/16-ve.

Boksieri shqiptar ka të gjitha mundësitë të na bëjë krenar në këtë Botëror nisur dhe nga skandali që u bë ende pa filluar turneu, ku delegacioni i Kosovës nuk u lejua të hyjë në Serbi.