TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Carlo Ancelotti nuk do të pengojë asnjë lojtar të largohet gjatë merkatos së dimrit, kuptohet nëse ka të pakënaqur në organikën e tij dhe shohin si zgjidhjen më të mirë vijimin e karrierës në një skuadër tjetër.
I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i tij nëse Hazard do të kërkojë të largohet në dimër, trajneri italian kujtoi se nuk e ka detyruar kurrë një lojtar që të qëndrojë me pahir.
“Është e qartë se ne duhet të marrim parasysh mendimin e secilit lojtar. Asnjëherë në karrierën time si trajner profesionist nuk kam detyruar një lojtar të qëndrojë pa dëshirën e tij. Nëse një lojtar dëshiron të largohet, ai duhet të largohet. Ky është mendimi im, nuk ka dyshim në këtë”.
Ancelotti beson se çelësi kundër Elches do të jetë vazhdimi i përkushtimit të treguar nga ekipi i tij në ndeshjet e fundit dhe përpjekja për t’i bëjë gjërat mirë nga pikëpamja teknike dhe strategjike.