TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, analistët u pyetën për llojin e PD-së që i intereson kryeministrit Rama të ketë përballë. Një PD e drejtuar nga Basha apo nga Berisha?
Armand Shkullaku: I intereson të ketë PD të përçarë. Nuk e di me kë do ta kishte më të vështirë. Ka fituar një betejë me Berishën dhe dy me Bashën. Me mënyrën si është opozita sot, Edi Ramës i intereson që kjo gjendje të zgjasë. Mendoj se ka një shumicë në bazë që mbështet zotin Berisha. Ka një opozitë pa LSI dhe pa zotin Meta. Nuk e di si do t’ia dalë Basha.
Mustafa Nano: PD më e dobët do të dalë. Në këto rrethana nuk do të kishte preferenca. Rama, Lulzim Bashën e ka mundur dhe vështirë të vijnë rrethana që të ndodhë e kundërta. Por, ai ka mundur edhe Berishën dhe ky i fundit ka një problem me amerikanët. Nëse ai futet në zgjedhje si antiamerikan, atij i humbet fuqia kompetitive. Ramën e shoh në avantazh në të dy rastet.
Arjan Çani: Po t’i shohësh, secili është o në qejf të vet o në hall të vet. Edi Rama është në mandatin e tretë. I mundi të gjithë në parti, tani po bën çorap kundërshtarët. Halli i tij është si të jetë më i qetë për të realizuar 4-5 gjëra. Rama i ka vënë vetes një objektiv, do t’i arrijë ato gjëra. Në këto kushte i duhet një opozitë që nuk i shkakton probleme. Edhe Berisha të ishte, njësoj do ishte. Halli i Bashës është të ruajë karrigen e vet. Në një vend normal, Basha nuk do të ishte në krye të partisë. Palët janë në vendet e tyre. Janë vetëm dy faktorë jashtë loje. Populli shqyen pula dhe mish, mezi pret fundjavën. Ta dish, di numrin e pulave dhe viçave, këtu bëhet nami. Është vend informal. Basha është i qetë. Dy janë aktorët që nuk dimë sa do ndikojnë në këtë lojë. Janë amerikanët që janë ata që janë dhe ende nuk po i thonë SPAK të turret diku. Ky është një vend më keq se vendet e botës së tretë në Afrikë. Kjo histori mund të gjendet në një vend të harruar të Afrikës. Duhet t’u bëjmë thirrje njerëzve që konsumojnë politikë: në Maqedoni dhe Kosovë ku zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve. I thashë pati ndonjë incident, ndonjë gjë? A mund të mos flasim më për përfaqësues të popullit. Ta shohim si ndeshje ku ka ca lojtarë…Dilni në fundjavë në periferi të Tiranës dhe do të habiteni nga numri i pulave, deleve dhe viçave që hahet në këtë vend.
Mentor Kikia: Nesër Meta kur të dorëzojë presidencën, do të ndezë lojën për LSI. Mund të ketë një orientim për të ngjizur Berishën dhe Metën në këtë aksion politik. Mendoj se Basha po përpiqet të dalë nga qerthulli i Metës dhe Berishës. E shikoj këtë si një sugjerim që ka ardhur nga Rruga e Elbasanit.