TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, pati debate mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, të cilat u panë në disa raste edhe si të sforcuara,
Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e ka quajtur “një skenar të përsëritur” ngjarjen e sotme. Ai tha se Basha është nën presionin e “Foltoreve” të Berishës dhe gjuha e tij në parlament, është reflektim i këtij presioni.
“Është e përsëritur si dekor dhe skenar. Kishte dy risi seanca e sotme. Mendoj se pozicioni Bashës vjen për shkak të presionit që ka nga Foltorja e Berishës.
Sa më shumë shtohet presioni, Basha kërkon të bëhet më radikal, apo më i ashpër në Kuvend.
Risia e parë ishte që zoti Basha goditi Ilir Metën dhe LSI-në.
Risia e dytë është që shtoi listën e emrave të biznesmenëve, që përfitojnë fonde publike.
Pavarësisht se gjuha që ndoqëm në parlament është refleks i asaj që po ndodh në PD, ka një lloj impakti, por njerëzit nga PD, po kërkojnë përgjigje për disa çështje afatshkurtra.
Nëse ka cilësuar organet e vettingut të kontrolluara nga Rama dhe familjarët, a do ta votojë zgjatjen e vettingut?
Ne na intereson më tepër të dimë qëndrimet e PD, në ato cështje ku ka një veto dhe fuqi. Retorika është e mirë, por në fund të fundit kemi përvojë jo shumë të këndshne, që opozita i nis betejat dhe i lë në mes.
Veprimtaria e opozitës, nuk duhet të kondicionohet, nga sherret që ka brenda saj”, tha ndër të tjera Shkullaku.