AKTUALITET, 28 Tetor 2021, 20:41

Facebook ndryshon emrin, ja si do të quhet gjigandi i rrjeteve sociale

Facebook ndryshon emrin, ja si do të quhet gjigandi i rrjeteve sociale

Facebook tashmë do të mbajë një emër të ri. Kompania do të quhet “Meta”.

Kompania e njoftoi ndryshimin e emrit gjatë konferencës vjetore. Sipas kompanisë, emri i ri do të jetë tregues i asaj që kompania përfaqëson.

Facebook gjithashtu njoftoi planet për krijimin e “metaverse”, një botë virtuale ku njerëzit komunikojnë, luajnë dhe punojnë.

Këto ndryshime, vijnë pas disa lajmeve jo pozitive për kompaninë dhe dëshminë e një ish punonjëse, se kompania ka vendosur fitimet mbi sigurinë e përdoruesve.