TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tensioni nuk mund të mungonte në derbi, por kësaj here nga tribunat ku protagonist bëheshin tifozët kaloi në fushën e lojës, ku stafetën e morën lojtarët.
Pak para se gjyqtari Eldorjan Hamitaj të akordonte 11-metërshin për bardheblutë, në mesfushë ndodhi një episod që çoi në një kaos total.
Protagonist u bë sulmuesi i Partizanit, Zhunior dhe mbrojtësi i bardhebluve Behiratçe. Braziliani ndërhyri keq ndaj Behiratçës gjë që solli acarimin e këtij të fundit. Por ky ishte momenti kur lojtarë të dyja ekipeve u përfshinë në një sherr që u çoi në ndërhyrjen dhe të vetë gjyqtarit Hamiti.
Në video shikohet se si në momentin e përplasjes së lojtarëve, nga tribuna qëllohet me shishe duke përsëritur dhe një herë skenat e shëmtuara të Shqipëri-Poloni.