SPORT, 25 Tetor 2021, 19:19

Derbi/ Himni zyrtar i klubit, surpriza e Tiranës për tifozët në “Air Albania”

Derbi/ Himni zyrtar i klubit, surpriza e Tiranës për tifozët

Vetëm pak minuta para se skenën e “Air Albanias” ta marrin futbollistët, në fushën e blertë do të zbresë këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka, i cili do të këndojë himnin zyrtar të Tiranës, një përpunim i versionit zyrtar të kënduar nga Luan Zhegu.

Bashkë me këngëtarin Gjoka në fushë do të jenë edhe përfaqësues të klubit të Tiranës, përkatësisht nga volejbolli, basketbolli, futbolli i femrave, boksi, atletika, etj.

Kjo duket se është edhe surpriza e mbrëmjes, organizuar nga klubi bardheblu për tifozërinë në shkallët e “Air Albanias”, teksa himni pritet të ndezë jo pak atmosferën.

~tpz.al~