SPORT, 25 Tetor 2021, 14:03

Episodi në Inter-Juventus, reagon Morati: Penalltia prishi ndeshjen

Episodi në Inter-Juventus, reagon Morati: Penalltia prishi ndeshjen

Sfida Inter-Juventus e cila përfundoi me rezultatin 1-1, prodhoi shumë polemika si brenda, por edhe jashtë fushës pas penalltisë së dyshimtë të akorduar në favor të bardhezinjve, 11-metërsh që më pas u shndërrua në gol nga Paulo Dibala duke barazuar shifrat në 1-1.

Për këtë ndeshje dhe pikërisht për këtë episod ka folur dhe ish-presidenti legjendar i Interit, Masimo Morati në mikrofonat e “Radio Radio Uno”, duke deklaruar se penalltia e ka prishur ndeshjen.

“Në parim, arbitrat lënë lojën që të vijojë, gjë që ndonjëherë nuk ndodh, ashtu si në Bolonja-Milan, ku ishin dy faulla dhe dy kartona të kuq. Ashpërsia mund të jetë shumë e drejtë, por të luash me dy lojtarë më pak mund të ndryshojë totalisht lojën, pasi penalltia e djeshme në Inter-Juve ndryshoi lojën.

Nuk e mendoja se ishte një penallti që VAR-i do të detyronte të ndërhynte më vonë, tani kemi një mal me penallti nga mëngjesi deri në mbrëmje. Mendoj se Interi është shumë i ndryshëm nga viti i kaluar, japin përshtypjen se janë një ekip që argëtohen dhe luajnë mirë, por që nuk ka vetëbesiminin që kishin sezonin e kaluar.

Diferenca midis Kontes dhe Inzagit? Konte dëshmoi se fitoi, Inzagi është krejtësisht i ndryshëm. Ai mori një përgjegjësi të madhe.

A do të jetë derbi pika kthese? Interi në pjesën e parë kundër Juventusit luajti një ndeshje të mrekullueshme.

Nga këndvështrimi i lojës nëse arrin të shënojë më shumë, mund të bëjë paraqitje të mira. Fitimi i derbit do të ishte shumë i rëndësishëm. Karakteri i ekipit po formohet. I kanë të gjitha mundësitë për të fituar sërish.”, tha Morati.