TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi dhe Juventusi kanë ndarë pikët në “Guiseppe Meazza”, në kuadër të javës së nëntë të Serie A.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen ku arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 17-të me anë të Edin Dzekos. Boshnjaku shfrytëzoi një top, i cili përfundoi në këmbët e tij, pas një goditje të Calhanaglu që fillimisht preku shtyllën.
Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të vendasve, me të dytën që nis me një Juventus pak me insistues për të gjetur golin.
Në minutat e fundit kur Interi po bëhej gati të festonte një fitore të rëndësishme, VAR i akordon një penallti “bardhezinjve” e cila kthehet në gol nga Dybala në minutën e 89-të.
Ky vendim irritoi trajnerin e Inzaghi i cili u ndëshkua me karton të kuq.
Pas këtij barazimi, Interi mbetet në vendin e 3-të me 18 pikë, ndërsa Juventusi në vendin e 6-të me 15 pikë.