TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Java e 6 e Abissnet Superiores kulmon mbrëmjen e sotme me derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani, që starton në orën 19:45 në “Air Albania” dhe premton për një 90-minutësh spektakolar e të luftuar në çdo cep të fushës.
Tifozët e Partizanit nisen drejt stadiumit:
Fakte dhe shifra për derbin e kryeqytetit:
– Tirana vjen në këtë takim si skuadra që kryeson renditjen me 11 pikë dhe do të kërkojë ta mbajë këtë pozicion e vetme. Bardheblutë kanë fituar tre dhe barazuar dy nga 5 ndeshjet e luajtura, teksa nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes.
– Situatë krejt tjetër te Partizani, që nuk njeh ende fitore këtë sezon, pasi në 5 javët e para ka pësuar një humbje e më pas 4 barazime radhazi, ndaj do të kërkojë suksesin pikërisht në derbin e kryeqytetit.
– 161 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2021 në të gjitha kompeticionet, me “të kuqtë që numërojnë 68 fitore, kundrejt 42 të bardhebluve dhe 51 të tjerave që kanë përfunduar në barazim.
– Sezonin e kaluar dy skuadrat u përballën katër herë në kampionat, nga të cilat dy përfunduan në barazim pa gola dhe dy të tjerë u fituan nga Partizani me rezultat të ngushtë 1-0 dhe 2-1.
– Tirana vjen me grupin e plotë dhe trajneri Orges Shehi do të ketë mundësi të hedhë në fushë më të mirët.
– Kolegu i tij Ilir Daja ka bërë llogaritë me tre mungesa si Kaçe e Cardoso që nuk janë grumbulluar dhe Cara që do të qëndrojë në pankinë për të shtrënguar dhëmbët në rast se do jetë nevoja për të në fushë.