SPORT, 25 Tetor 2021, 22:06

Video/ Derbi ngjyroset bardheblu, Partizani duhet të presë ende për fitoren

Derbi i kryeqytetit ngjyroset bardheblu, me Tiranën që triumfon minimalisht 1-0 ndaj Partizanit dhe shkëputet sërish e vetme në krye të renditjes, tani me 14 pikë, tre më tepër se ndjekësit më të afërt.

Në një “Air Albania” që “ziente” nga prania e më shumë se 10 mijë tifozëve, pjesa e parë prodhoi spektakël, tension, VAR, penallti dhe golin e vetëm të ndeshjes, që mban firmën e Vesel Limajt, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë në fund të pjesës së parë (45’+5).

Nga ana tjetër, Partizani bën mirë vetëm në 15-20 minutat e para dhe nuk ia del të shmangë humbjen e dytë sezonale, ndërsa për fitoren e parë do të duhet të presë ende, pasi prej gjashtë javësh nuk arrin të shkojë te suksesi.

Skuadra e Tiranës e mbylli me dhjet% lojtarë sfidën, pasi në fund të takimit, Filip Najdovski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Derbi nisi me trazira, ku siç shihet nga fotot, tifozët kanë ndezur tymues e flakadanë, duke krijuar një situatë aspak normale në stadium me flakë e tym. Kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet për rreth katër minuta pas vetëm 60 sekondash lojë, për të rinisur sërish, ku nuk kanë munguar rastet në të dyja portat. Nuk munguan edhe sendet në fushën e lojës, kryesisht shishe plastike, por që nuk u bënë problem për mbarëvajtjen e ndeshjes, të paktën në 45 minutat e para.

Kujtojmë që kjo ndeshje u monitorua nga UEFA, për shkak se “Air Albania” pret finalen e Conference League vitin e ardhshëm.

Array (     [columns] => 1     [link] => none     [size] => full     [ids] => 583697,583683,583687,583684,583695,583691,583686,583694,583693,583692,583690,583689,583688,583685,583682,583681,583680,583679,583677,583678,583676,583675,583674,583672,583673,583671,583670,583669,583667,583668,583666,583665,583664,583662,583663,583661,583656,583652     [src] => Array         (         )  ) 
~tpz.al~