AKTUALITET, 25 Tetor 2021, 22:55

Flet eksperti i rrjeteve sociale, Berisha “shemb” Bashën me pëlqime, ja shifrat


Eksperti i komunikimit në rrjetet sociale Blerim Gjeladini ka shpjeguar në emisionin “Opinion” një analizë të pëlqimeve në rrjetet sociale për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Mbështetur në analizën e 36 708 personave, të cilët janë filtruar më pas në 10 631 persona kualitativë sikurse i quajti, Gjeladini tha se nga 10 mijë përdorues të Facebook,  36.2% dhanë pëlqimet për zotin Basha dhe 63.7% për zotin Berisha. Gjeladini tha se janë analizuar 502 mijë reagime tek këta dy kandidatë.

~tpz.al~