SPORT, 19 Tetor 2021, 11:44

Ronaldinjo sërish me Mesin? PSG-ja bën njoftimin e rëndësishëm

Ronaldinjo sërish me Mesin? PSG-ja bën njoftimin e

Mbrëmjen e sotme, PSG-ja do të zbresë në fushë për tu përballur me Lajpcigun në Ligën e Kampionëve.

Parisienët vijnë me moral të lartë pas një fitore ndaj Sitit dhe ndaj gjermanëve pritet të dhurojnë spektakël. Vetë klubi ka bërë një njoftim duke lajmëruar se i ftuar nderi në stadiumin ‘’Parc Des Princes’’ do të jetë legjenda Ronaldinjo.

Shumë do të dëshironin të shikonin sërish dyshen Mesi-Ronaldinjo në fushë, por sot ky i fundit do të ndjekë nga tribuna ish-shokun e skuadrës te Barcelona. Ronaldinjo ka qenë pjesë e parisienëve për dy sezone ndërmjet 2001-2003 ku në 77 ndeshje shënoi 25 gola.