AKTUALITET, 15 Tetor 2021, 11:28

Kryesia e PS merr vendimin, kush janë delegatët e rinj në Tiranë e Vorë, shumica gra (Emrat)

Kryesia e PS merr vendimin, kush janë delegatët e rinj në

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur në mbledhjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm të ndryshojë disa prej delegatëve në qark.

Kështu, mësohet se Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Mimi Kodheli delegohet në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, po në kryeqytet.

Po në Tiranë do të jetë delegat i PS edhe deputeti Paulin Stërkaj, të cilit i besohet Njësia Nr. 11, ndërsa në Njësinë Nr. 4 do të jetë Blerina Gjylameti. E deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë është Frida Krifca, ndërsa deputeti Orlando Rakipi caktohet delegat në Bashkinë e Vorës.

~tpz.al~