AKTUALITET, 14 Tetor 2021, 23:19

“Sistemi energjitik, gropa më e madhe financiare”/ Babaramo: Dy kompani serbe u kanë shitur 1 miliardë euro Shqipërisë dhe Kosovës!

“Sistemi energjitik, gropa më e madhe financiare”/ Babaramo: Dy

Gazetari Ilir Babaramo, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për krizën energjitike dhe gropën financiare të këtij sektori, duke e konsideruar si sistemin më të korruptuar në Shqipëri.

Babaramo tha se dy kompani serbe, i kanë shitur mbi një miliardë euro energji Shqipërisë dhe Kosovës dhe se zgjidhja e krizës, bëhet duke bashkuar sistemin energjitik të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Sistemi energjitik është gropa më e madhe financiare dhe është sistemi më i korruptuar në Shqipëri. Falimentimi i është shkaktuar nga diferenca me të cilin shesim dhe me atë cfarë blejmë. Këtu, prej gati 30 vjetësh janë 2 kompani. Kanë një zyrë seksere ,që i shesin KESH, me cmime stratosferike dhe i blejnë me cmime qesharake.

Diferenca mes këtyre është e jashtëzakonshme. Kjo diferencë kanë përfituar dy firma seksere serbe. Bëjnë pazarin. Mund ti kenë shitur mbi 1 miliardë euro Shqipërisë. Janë të njëjtat firma, të dyja. I ke edhe në Kosovë.

Janë filiale të zyrave serbe. Duke shitur me çmime që ua imponojnë dy kompanive publike shqiptare dhe dy kompanive publike kosovare, po shkaktojnë dëm të jashtëzakonshme. Ka munguar një strategji.

Themi që nuk jemi të vetëmjaftueshëm. Në momente thatësire, e ka të bazuar mbi hidrocentralet. Mundt ë krijohet bashkim energjitik me Kosovën.

Atje qymyri është me kosto minimale. Dy kryeministrat që dalin dhe vendosin dorën mbi flamur dhe dizenjojnë bashkimin, kur ka krizë hedhin ndonjë shashkë. Bashkimi bëhet, bashkimi energjitik.

KESH të krjijojë një “merge” pra të bashkohet. Dhe nuk thotë dot as Berlini, as Washingtoni, askush. Ta bëjnë në bursë, të kuotohet”, tha ndër të tjera Babaramo.

Klodian Tomorri: Kriza e energjisë goditja përfundimtare, tre kompanitë publike gati një miliardë euro borxh