AKTUALITET, 11 Tetor 2021, 08:40

Reshje shiu dhe kthjellime! Ja si do të ndryshojnë temperaturat sot

Reshje shiu dhe kthjellime! Ja si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për ditën e diel moti do të jetë kryesisht i vranët.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje 2-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton intensitet deri në 12-15m/s, duke sjellë valëzim të forcës 2-3.